Kallas paralajmëron masa të reja ndaj Rusisë: BE po punon për paketën e radhës

Më datë:

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u bëri thirrje të hënën vendeve anëtare të BE-së që të mbajnë të pandryshuar politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa vijojnë diskutimet për heqjen e disa masave ndaj dy oligarkëve rusë.

Sanksionet ndaj Rusisë mbeten në “zemër” të politikës së Brukselit për të ushtruar presion mbi Moskën që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha Kallas gjatë një konference për shtyp në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Disa shtete anëtare kanë kërkuar që disa individë të hiqen nga lista dhe për këtë arsye bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht”, shpjegoi zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe shefja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Kallas tha se pret që bisedimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne padyshim kemi nevojë për stabilitet, që do të thotë se këto sanksione do të mbeten në fuqi më gjatë. Kjo është arsyeja pse po punojmë për një sërë të re sanksionesh”, shtoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...