Kadri Veseli: Ku është Amerika është edhe Kosova

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se interesi i Kosovës dhe Amerikës është i njëjtë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur edhe për takimin me partnerët e koalicionit qeverisës i cili pritet të fillojë pas pak.

Veseli po ashtu ka thënë se Kosova dhe Amerika kanë interesa të përbashkëta.

“Interesi i shtetit tim dhe i amerikanëve është një dhe kjo është ajo që dua ta barti me ju dhe na jemi bashkë. Ku është Amerika është edhe Kosova, ku është Kosova është edhe Amerika. Ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Veseli.

Këto komente Veseli i bëri pasi ambasada e Amerikës ka kërkuar që të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi