Juventusi fiton me “tredhëmbëshin” e frikshëm, Dibala dhe Ronaldo i japin kreun

Mauricio Sarri duket se ka vendosur që të perfeksionojë bashkëpunimin e “tredhëmbëshit” ofensiv të skuadrës së Juventusit, duke hedhur përsëri në fushë treshen Higuain-Dibala-Ronaldo e duke siguruar falë saj një sukses bindës. Edhe pse fitori vetëm me shifrat 2-1 ndaj Sampdorias, skuadra shpërdoroi disa mundësi të mira para portës së skuadrës që lufton për mbijetesë.

Dibala me një goditje spektakolare fluturimthi i dha avantazhin Juventusit në minutën e 19 të sfidës, por Kaprari shfrytëzoi një gabim në prapavijën e bardhezinjve për të mposhtur Bufon e për të regjistruar barazimin kur regjistrohej minuta e 35-të e duelit, për të rihapur edhe një herë ndeshjen.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me një fluturim fantastik të Ronaldos, i cili me kokë realizoi golin e 2-1, për të çuar skuadrën e tij në pushim në avantazh. Në të dytën, Juventusi ishte më i qetë në organizmin e lojës, por duke krijuar disa mundësi të mira shënimi me Ronaldon që pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë lojë e në një rast tjetër preku shtyllën. Por gjithsesi, edhe fitorja 2-1 ishte mëse e mjaftueshme për bardhezinjtë që e shohin veten përsëri të parët të vetëm në renditje, duke kaluar trysninë te Interi që luan duelin e vet në fundjavë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi