Josif Budo Dëshmori i parë i Demokracisë Shqiptare u vra nga diktatura komuniste me 10 korrik te vitit 1990

30 vite më parë…
…mbrëmjen e 10 korrikut 1990, u vra në lagjen Sallbeg nga “kopilat e Nexhmije Hoxhës”, (siç quheshin sampistët nga populli) i riu Josif Budo.

Të nesërmen, kur arkivoli arriti në qendër të qytetit, i mbajtur në krahë nga të rinjtë, nga masa e madhe e njerëzve ushtuan thirrjet:“Poshtë qeveria! Hakmarrje! Enver-Hitler! Hekuran-Sllobodan! Hakmarrje-Hakmarrje!”

Lidhur me këtë ngjarje – shkruan Rifat Hoxha ne librin “Kavaja, 1945-1990” – “kryetari i seksjonit të punëve të brendshme të Kavajës njoftonte hetuesinë e rrethit Durrës: “me daten 11.7.1990 në qytetin e Kavajës u zhvillua ceremonia e varrimit e Josif Budos, i vrarē me 10.7.1990.

Gjatë zhvillimit te ceremonisë nga persona të ndryshëm u hodhën parrulla armiqsore, u thyen xhamat e vitrinave përgjate bulevardit, të komitetit të partisë si dhe u dogj makina e komitetit te partise te rajonit. Nga ana jonë u morën masa dhe kemi filmuar një pjesë të zhvillimit të këtyre ngjarjeve nga ku kemi bërë të mundur identifikimin e mê aktivëve….”

Pas varrimit të deshmorit Josif Budo dhe shkaterrimeve që pasuan, po atë natë në Kavajë futen tanket – për herë të parë në sundimin gjysmëshekullor diktatorial.

Lëvizja antikomuniste e Kavajës nuk qe një veprim i çastit që aty u ndez e aty u shua. Perkundrazi, ajo doli hapur që nga 29 janari me parrullat në gjimnazin e Kavajës e deri me 12 dhjetor kur u formua Partia Demokratike e Shqipërise…me sa duket Kavaja ishte paracaktuar nga historia per t’u berë dallendyshja e parë e demokracisë në Shqipëri”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi