Jordania e Izraeli, Panucci grumbullon 4 debutues për ndeshjet e tetorit

Përballë kritikave gjithmonë e më në rritje dhe me nevojën për të krijuar boshtin e duhur në Ligën e Kombeve të UEFA-s, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka prezantuar disa risi në listën e fundit.

Katër futbollistë debutues janë përfshirë për ndeshjet e këtij muaji, fillimisht miqësorja me Jordaninë në shtëpi dhe më pas impenjimi zyrtar në transfertë ndaj Izraelit.

Christian Panucci është bindur për të grumbulluar mbrojtësin Egli Kaja, që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone; Kastriot Dermaku, që luan në radhët e ekipit të Cosenzas; si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje.

Ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni, që vjen nga Venecia.

Ndërkohë, vijojnë të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit. Në total janë 25 futbollistë.

Kuqezinjtë impenjohen të mërkurën e 10 qershorit në “Elbasan Arena” me Jordaninë, e më pas luajnë në stadiumin e Ber Shevës ndaj Izraelit, më 14 Tetor, për Ligën e Kombeve.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi