Jevtiç: Serbët nuk do të heqin dorë nga kthimi në Kosovë

Përfaqësuesi i Listës Serbe Dalibor Jevtiç ka deklaruar se pret që vitin e ardhshëm të implementohen të gjitha projektet në kuadër të ndihmës “të cilën shteti serb i ofron Kosovës”, duke shtuar se me këtë ndihmë dërgohet porosia për serbët në Kosovë se nuk janë të harruar.

“Ndihma për Serbinë është konstante dhe po shtohet”, ka thënë Jevtiç për televizionin publik serb RTS para takimit të qeverisë së Serbisë, përfaqësuesve të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Duke folur për projektin Lugina e Diellit, Jevtiç ka thënë se “do të mundësojë kthimin e serbëve në pjesët e Kosovës ku kjo është e mundur”.

Ai ka thënë se serbët nuk do të heqin dorë nga kthimi dhe ka shtuar se “mbijetesa e tyre do të je të e mundur duke falënderuar me hapje të vendeve të reja të punës”.

“Pritet hapja e vendeve të reja të punës. Një investitor kinez ka shtuar se është i interesuar ta hapë një fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës. Edhe disa tjerë janë të interesuar”, ka thënë Jevtiç, i cili në të vërtetë është ministër në dorëheqje në qeverinë e Kosovës për komunitete dhe kthim.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Jevtiç ka thënë se nuk ka zgjidhje pa Serbinë.

“Zgjidhje kompromisi pa serbët nuk është e mundur. Një është dëshira e individëve ndërsa tjera janë mundësitë. Është e qartë se çfarë dëshirojnë shqiptarët, “mirëpo politikisht shumë më e fortë është Serbia”, ka thënë ministri i Kosovës Jevtiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi