Jeta e ish-ministrit grek Valyrakis një aventurë! Si u arratisë nga Greqia drejt Shqipërisë së Enver Hoxhës me notë dhe vitet e vuajtjes në kampin e Fierit

Pasioni i ish-ministrit grek Sifis Valyrakis, peshkimi, e vrau në moshën 78-vjeçare, pasi u gjend i mbytur në ujërat e detit grek ditën e djeshme.

Një jetë aventurë si nëpër filma ka jetuar ai pasi është arratisur dy herë, një prej të cilave ka qenë drejt Shqipërisë.

Gjatë viteve kur Greqia ka qenë nën regjimin komunist, ish-ministri ka qenë një ndër aktivistët të cilët kanë bërë qëndresë, por shumë shpejt u arrestua në vitin 1971 ku edhe u torturua gjatë kohës që ka qëndruar në burg. Ai ka arritur të arratiset por fatkeqësisht është kapur dhe riarrestuar në burgjet e Korfuzit.

Valyrakis nuk hoqi dorë prej “lirisë” dhe është munduar të arratiset përsëri drejt Shqipërisë së “Enver Hoxhës” përmes notit.

“Mbaj mend kalimin e natës në rrymat e akullta, duke notuar në ngushticën nga Korfuzi në Shqipëri , kapjen time nga patrulla kufitare e ushtarëve shqiptarë”, ka thënë ai dikur në një deklaratë për mediat greke.

Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit, për shkak se shkeli pa leje në kufirin shqiptar.

Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

“Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën çatinë e kampit shqiptar në verë”, ka thënë ai për vitet në burgjet shqiptare.

Nga ana tjetër sipas mediave greke, një version tjetër vjen nga Shqipëria, ku Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të regjimit komunist grek, dhe e dënoi, por ishte kryeministri Andreas Papandreou që ka ndërhyrë me kinezët dhe lëvizjen maoiste që ndërhynë tek shqiptarët që Valyrakis të lirohej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi