14.5 C
Tirana

Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës pas publikimit të përgjimeve

Më datë:

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk njoftoi se ka paraqitur dorëheqjen e tij, një ditë pasi ishte inçizuar duke thënë se presidenti i vendit nuk di asgjë për ekonominë.

Në një postim sot në rrjetin social, Honcharuk tha se ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Unë e mora këtë post për të zbatuar programin e presidentit. Ai është një shembull i transparencës dhe vendosmërisë për mua”, tha ai.

“Megjithatë, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tim për presidentin, unë shkrova letrën e dorëheqjes dhe ia dërgova presidentit për ta paraqitur në Parlament”, thuhet në dorëheqjen e Honcharuk.

Në fillim të kësaj jave, doli një audio-regjistrim, në të cilin Honcharuk dëgjohet duke bërë komente ofenduese mbi njohuritë e presidentit Zelenskiy për ekonominë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...