Jep dorëheqje edhe kryetari i Leposaviqit

Mëngjesin e sotëm katër kryetarë të komunave serbe kanë dhënë dorëheqje.

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka bërë të ditur se tashmë dorëheqje nga posti i kryetarit ka dhënë edhe i pari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.

Në fotografinë e publikuar në Facebook, Todiq shihet duke nënshkruar letrën e dorëheqjes.

Sipas Simiq, ky është një vendim si përgjigje ndaj veprimeve të Prishtinë.

“Një përgjigje për Prishtinën. Përgjegjësi e plotë para qytetarëve serb”, ka shkruar Simiq.

Ndryshe mëngjesin e sotëm u bë e ditur edhe dorëheqja e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Goran Rakiq.

Si arsye të dorëheqjes, Rakiq tha se janë veprimet e fundit të Prishtinës dhe arrestimet e fundit të bëra nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Asamblistët e katër komunave veriore u mblodhën sot në një mbledhje urgjente, ku nënshkruan një rezolutë përmes së cilës synohet ndërprerja e kontakteve me Prishtinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi