Jennifer Lopez për Ben Affleck: Ai më ndihmoi të kuptoj vlerën time

Jennifer Lopez duket se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj Ben Affleck .

Në një intervistë të re me Vogue, ylli zbuloi se aktori dhe sipërmarrësi e ndihmoi të kuptojë dhe njohë vlerën e vetes ” .

“Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa kam qenë ndonjëherë me dikë tjetër ”, tha Lopez.

Ylli i “Marry Me” vazhdoi të tregojë për Vogue se ka arritur një fazë në jetën e saj ku e do çdo pjesë të vetes “padiskutim “.

“ Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia, të gjitha këto më bënë kjo që jam dhe më sollën këtu ku jam sot”, theksoi ajo.

Çifti festoi përvjetorin e parë të martesës në gusht duke shijuar një darkë romantike në një restorant luksoz në Santa Monica.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi