Japonia vazhdon masat kufitare për shkak të variantit Omicron

Autoritetet japoneze njoftuan se do të “vazhdojnë me masat kufitare që po zbatohen aktualisht” për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar gazetarëve në Tokio, kryeministri Fumio Kishida foli për masat kundër COVID-19.

Ai theksoi se përhapja e variantit Omicron brenda komunitetit nuk është zbuluar ende në Japoni, por shtoi se pavarësisht kësaj, “përgatitjet do të intensifikohen” në lidhje me vaksinat dhe barnat kundër COVID-19.

Duke folur për “masat parandaluese” ndaj variantit të ri, Kishida tha se do të zgjasë masat e kontrollit kufitar në vend deri në fund të këtij muaji.

“Vlerësimet shkencore të shkallës së infektivitetit dhe ashpërsisë së variantit Omicron nuk janë finalizuar ende”, tha Kishida, pa specifikuar një datë se kur mund të hiqen masat kufitare.

Qeveria prezantoi masat aktuale të kontrollit kufitar në fund të nëntorit për një periudhë prej një muaji, duke ndaluar hyrjet e reja nga jashtë dhe duke kërkuar që shtetasit japonezë të kthyer të karantinohen në objektet e përcaktuara nga qeveria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi