Japoni, tri kërpurdha Matsutake me peshë 70 gramë shiten për 7.600 dollarë

Në Japoni, tri kërpudha Matsutake u shitën për 830.000 jenë (7.600 dollarë) në mbledhjen e parë të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi me të cilin kërpudha e famshme Matsutake u shit në një ankand të organizuar me rastin e fillimit të sezonit të mbledhjes së kësaj kërpudhe në Japoni tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut, shkruajnë mediat japoneze.

Tri kërpudha Matsutake u shitën për 830.000 jenë (7.600 dollarë) në një ankand pas korrjes në rrethin Tamba-Sasayama, i cili i përket Prefekturës Hyogo në perëndim të vendit.

Pronari i restorantit Tamba-Sasayama Kinmata bleu kërpudha të gjata 7 deri në 11 centimetra, të cilat peshonin gjithsej 70 gramë.

Në fillim të sezonit, çmimi për një kilogram kërpudha ishte 11,8 milionë jenë (108.000 dollarë).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi