9.5 C
Tirana

Japoni, pas paralajmërimeve për shira intensivë do të evakuohen 245 mijë njerëz

Më datë:

Pas paralajmërimeve për shira intensivë në Japoni është dhënë urdhër për evakuimin e rreth 245 mijë njerëzve në rajonet jugore të vendit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ka bërë paralajmërimin për shira instensivë, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut për rajonet bregdetare në jug të vendit.

JMA paralajmëroi për rrëshqitje dheu në rajonet Kumamoto, Miyazaki, Kagoshima. Në paralajmërim u theksua se “Banorët e rajonit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kundër rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të lumenjve”.

Pas paralajmërimit u dha urdhër për evakuimin e gjithsej 245 mijë njerëzve në 3 rajone.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, ka pasur shembje të rrugës pas shirave intensivë në rajonin Kagoshima.

Pas shembjes thuhet se kanë mbetur të bllokuar 10 familje ndërsa në Kagoshima janë ngritur 100 qendra evakuimi.

Në rrëshqitjet e dheut që ndodhën më 3 korrik pas shirave intensivë në rajonin Shizuoka, humbën jetën 10 persona ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimit për 18 të tjerë.//AA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...