Japoni, dëmet nga tajfuni “Hagibis” arrijnë në 339 milionë euro

Tajfuni “Hagibis” i cili fundjavën e kaluar goditi pjesën veriore të Japonisë, shkaktoi dëme në rreth 339 milionë dollarë në sektorin e buqësisë.

Ministria e Bujqësisë së Japonisë njoftoi se bujqësia ka pësuar dëme të mëdha. Deri më tani janë konstatuar dëme me rreth 305 milionë dollarë ndërsa 25 mijë hektarë tokë janë nën ujë.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Taku Eto do të vizitojë zonat e prekura nga tajfuni.

Qeveria japoneze planifikon të ndajë 6.5 milionë dollarë ndihma.

Numri i të vdekurve nga tajfuni është rritur në 78 persona ndërkaq vazhdojnë kërkimet për të paktën 12 persona.

Zyra meteorologjike paralajmëroi për mundësinë e përkeqësimit të motit të premten dhe të shtunën në verilindje dhe lindje të vendit.

Tajfuni “Hagibis” goditi pjesën qëndrore dhe veriore të Japonisë fundjavën e kaluar duke sjellë erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm të cilat shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi.

Prefektura e Fukushimës, e cila në vitin 2011 u godit nga një cunami shkatërrues, shkatoi katastrofë bërthamore, edhe kësaj radhe ishte zona më e goditur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi