Japoni, 7 të vdekur nga moti i nxehtë, mes tyre një foshnje

Nuk bie vala e të nxehtit në Japoni, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë në zona të ndryshme të arqipelagut, duke shkaktuar deri tani 7 të vdekur që prej të premtes, mes të cilëve edhe një fëmijë, që ishte lënë brenda një makine.

Incidenti i rëndë ndodhi në qytetin e Toyama, në Japoni, ku një vajzë 11 muajsh ka mbërritur pa jetë në spital, pasi kishte qëndruar për 4 orë në sexholinin e makinës në temperatura 32 gradë.

Policia ka arrestuar nënën e foshnjës, 25 vjeç, e cila tha që e kishte harruar vajzën, pasi kishte shkuar në restorant.

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona nga 60-90 vjeç, nga prefektura e Moyagi në veri-lindje të vendit, në Nagasaki, në jug perëndim, të cilat janë përfshirë nga moti i nxehtë në këto ditë.

Bilancit i shtohen edhe 12 të tjerë të vdekur që humbën jetën javën e shkuar, pas shirave të furishëm që zgjatën 8 ditë më shumë se mesatarja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi