Në GJKKO saktësisht nuk ka pasur asnjë të prekur me COVID-19 ndërkohë ka pasur një gjyqtare të dyshuar por ajo ka rezultuar negative.

”Në Gjykatën e Posacmë të Shkallës së Për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe atë të Apelit nuk ka të persona të prekur nga COVID 19.
Nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucion.

Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjaktës së Gjakatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ.
Nuk ka patur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit adminsitrativ. ”Ndërkohë tek kjo Gjykatë gjatë pandemisë ka pasur 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me videokonferencë.

Sa i përket lirimit të të burgosurve janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në arrest shtëpie.

”Gjatë perisuhës së pandemisë COVID 19 është vendsour ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi për 20 të paraburgosur.
Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstauar gjendja e rënduar shëndetsore e tyre dhe mosha e madhe. ”