Ja për çfarë e merr në pyetje Shërbimi Sekret i Serbisë, zv.ministrin e qeverisë Haradinaj

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, ka rrëfyer sesi dje zëvendësi i tij në parti njëherësh, zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankoviç është marrë në pyetje për orë të tëra nga shërbimi sekret serb në vendkalimin kufitar në Merdare.

Sipas Petroviqit, Stankoviçin i cili megjithatë ka arritur në destinacionin e tij në Serbi, shërbimi serb e ka pyetur për çështjet e sigurisë në Kosovë e sidomos mbi atë se a po rritet interesimi i serbëve për t`u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Petroviç ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, bashkë me shefin e BIA-së, Bratisllav Gashiq janë në diejni për ato se çka po ju ndodhin disa serbëve të Kosovës siç është rasti me zyrtarët e partisë së tij.

Ai mes tjerash ka thënë se nuk po merren në pyetje siç th ai kriminelët që jetojnë në përcjellje edhe në Kosovë edhe në Serbi, ndërkaq kur është pyetur për emra të caktuar ai ka refuzuar të përmend.

Kryetari i SLS-së ka drejtuar akuza ndaj Listës Serbe se nuk po bën asgjë për serbët në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi