Ja kë e falënderon Vuçiç për mospranimin e Kosovës në UNESCO!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar drejtoreshën e Agjencisë Federale të Rusisë për punë të Komuniteteve të shteteve të pavarura, Eleonora Mitrofanova, për ndihmën që i dha ajo Serbisë si ambasadore e Federatës Ruse në UNESCO për pengesën rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në vitin 2015 në mungesë të tri votave, Kosova nuk arriti të pranohet në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, transmeton klan kosova.

E përpos Kosovës, Vuçiç me zyrtaren ruse biseduan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi