29.5 C
Tirana

Izraeli përmbyt tokën bujqësore në Gaza duke shkatërruar të mbjellat

Më datë:

Hapja e pakontrolluar e portave të një dige nga ana e Izraelit ka shkaktuar dëme në vlerë prej 500 mijë dollarë në zonat bujqësore në Gaza, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë e Palestinës.

Një pjesë e madhe e tokave bujqësore në lindje të Jabalia dhe Beit Hanoun u dëmtuan ndërsa shpezët dhe kosheret e bletëve u zhdukën për shkak të përmbytjeve, thuhet në një deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se produktet bujqësore përfshirë patatet dhe qepët u shkatërruan plotësisht në rreth 920 hektarë tokë të përmbytur.

Duke theksuar se ushtria izraelite po bllokon përpjekjet për vlerësimin e dëmeve duke përdorur gaz lotsjellës, ministria u bëri thirrje fondacioneve ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut për të ndaluar shkeljet e Izraelit.

Izraeli ka ndërtuar shumë diga në rajon dhe kohë pas kohe hap dyert e tyre, duke shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe tokave në Gaza.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria forcon partneritetin ushtarak me Francën, Vengu takon homologun e tij

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot, 19 qershor, një takim...

Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për gjashtë...

“Një zemër e madhe pushoi së rrahuri”, Ariana Grande humb gjyshen

Me një zemër të thyer dhe lot në sy,...

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha...