Izraeli përforcon praninë ushtarake në Bregun Perëndimor

Izraeli ka marrë vendim për të përforcuar praninë ushtarake në Bregun Perëndimor me qëllim që të vë nën kontroll protestat e mundshme të palestinezëve.

Në lajmin e televizionit shtetëror të Izraelit thuhet se “Komanda ushtarake ka marrë vendim që në fundjavë të përforcojë forcat që shërbejnë në Bregun Perëndimor, sidomos ato në pikat e kontaktit me palestinezët”.

Në lajm thuhet se ushtria ka marrë një vendim të tillë pas vrasjes së dy kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, njëri prej të cilëve ishte rabin dhe pas përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në Nablus.

Lëvizjet kombëtare palestineze dhe ato islamike u bënë thirrje palestinezëve që nesër të organizojnë protesta në pikat e kontaktit me ushtarët izraelitë në rajone të ndryshme Bregut Perëndimor nën pushtim./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi