8.5 C
Tirana

Izraeli paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit: Do të godasim regjimin në zemër të Teheranit

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka reaguar menjëherë pas raportimeve për një sulm me raketa nga Irani në drejtim të veriut të Izraelit, vetëm disa orë pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim mes dy vendeve.

Në një deklaratë zyrtare, Katz bëri me dije se i ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të përgjigjen me vendosmëri ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, përmes “goditjeve intensive ndaj objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.

Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane për ndonjë sulm të ri raketor. Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit kishte deklaruar se sulmet do të ndaleshin vetëm nëse Izraeli do të respektonte plotësisht armëpushimin.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi se ka detektuar lëshime raketash dhe ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, duke bërë thirrje qytetarëve të strehohen në zona të sigurta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...