11.5 C
Tirana

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

Më datë:

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës.  Ushtria e bëri këtë të ditur të premten (16.05.)në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Qëllimi fillestar i Operacionit Gideon’s Chariots është të fitojë kontrollin mbi disa zona të Rripit të Gazës. Për këtë qëllim, ushtria kapi pika të rëndësishme strategjike gjatë ditës, “duke kryer sulme të gjera dhe duke mobilizuar trupa”, u tha.

Operacioni ushtarak që po zhvillohet tani është hapja e fazës për “arritjen e qëllimeve të luftës” – duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin përfundimtar të organizatës terroriste Hamas,  u tha më tej. Sipas raporteve të mediave izraelite, sulmet synojnë gjithashtu të sigurojnë hyrjen e trupave të tjera ushtarake.

Kritika të ashpra nga Kombet e Bashkuara

Kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, dënoi në mënyrë të ashpër ofensivën e re të Izraelit. “Duket si një shtysë për transferim të përhershëm të popullsisë në Gaza që shkel ligjin ndërkombëtar dhe barazohet me spastrimin etnik”, tha Türk në Gjenevë. Bombardimet çojnë në zhvendosje të mëtejshme.

Ofensiva e re e paralajmëruar nga qeveria izralite

Qeveria izraelite kishte njoftuar kohët e fundit se do të zgjeronte operacionet ushtarake në Rripin e Gazës. Mediat izraelite kishin raportuar se kjo do të ndodhte pas përfundimit të udhëtimit të Trump në rajon, e nëse deri atëherë nuk do të ishte arritur një marrëveshje e re për Gazën. Ndërkohë Trump e përfundoi vizitën e tij disaditore në rajonin e Gjirit. Një marrëveshje e re duket se nuk ka gjasa të arrihet.

Raportime për duzina viktimash në Rripin e Gazës

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, duzina njerëzish u vranë. Informacioni, i cili nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Sipas raportimeve, ka pasur sulme masive, veçanërisht në veri të zonës.

Ofensiva e re ushtarake pritet të përkeqësojë më tej gjendjen e vështirë të njerëzve në Rripin e Gazës me popullsi të dendur, mjaft e shkatërruar pas më shumë se një viti e gjysmë lufte. OKB-ja dhe organizatat humanitare paralajmërojnë për zi buke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...