Izraeli kreu sulm artilerik në periferi të Damaskut

Forcat izraelite kanë kryer sulm artilerik në periferi të kryeqytetit sirian Damask.

Mediat e afërta me regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad lajmërojnë se objektiv i sulmit izraelit ka qenë qendra shkencore e vendosur në vendin Jamrayah në veri të Damaskut.

Burimet e njëjta lajmërojnë se në Damask ndodhën tre shpërthime të fuqishme ndërsa lajme të ngjashme nga Damasku publikuan edhe mediat izraelite.

Autoritetet izraelite nuk morën përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Forcat izraelite edhe më parë kanë kryer sulme artilerike mbi rajonin e Damaskut ndërsa objektiv të sulmit kanë qenë pozita të Hezbollahut dhe grupe tjera proiraniane në këtë rajon./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi