3.5 C
Tirana

Izraeli kërkon “sovranitet” në zonën C të Bregut Perëndimor

Më datë:

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett përsëriti qëllimin e tij për t‘i aneksuar Izraelit zonën C të Bregut Perëndimor.

Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës “Jerusalem Post” thuhet se Bennet në një deklaratë gjatë vizitës në njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor ka thënë se “Do të sigurojmë sovranitetin tonë në rajonin C të Bregut Perëndimor. Po luftojmë për territorin e Izraelit”.

– Zona C

Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos” e cila u nënshkrua mes Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë. Zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës ndërsa në atë të sigurisë Izraelit. Kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë.

Burimet lokale theksojnë se vetëm vitin e kaluar 521 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën okupim janë shembur nga forcat izraelite me arsyetimin se janë “pa leje” ose se janë ndërtuar në “Zonën C”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...