Qeveria izraelite ka kërkuar nga Britania të përfshijë edhe Bregun Perëndimor të pushtuar në marrëveshjen dypalëshe të tregtisë, (AA).
Sipas gazetës izraelite Hayom, kryeministri Benjamin Netanyahu, të cilit i ka përfunduar mandati, ka kërkuar përfshirjen e Golanit, Kudsit dhe Bregut Perëndimor në kuadër të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar me Britaninë.
Siç raportohet më tej, ministri izraelit i Ekonomisë dhe Industrisë Eli Cohen ka biseduar me homologun britanik Conor Burns, të cilit i ka thënë se marrëveshja e tregtisë midis dy vendeve duhet rishqyrtuar.
Çështja e njëjtë është diskutuar edhe midis Netanyahut dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.
Kjo kërkesë e izraelit për marrëveshjen e tregtisë, e cila do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, vjen pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian (BE).
Më herët, Izraeli nuk kishte arritur t’i përfshinte Kudsin, Bregun Perëndimor dhe Golanin në marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në.