20.5 C
Tirana

Izraeli feston Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Më datë:

Izraeli po fillon një izolim të dytë mbarëkombëtar për të frenuar rastet e koronavirusit. Masa po zbatohet derisa qytetarët festojnë Vitin e Ri Hebre. Kjo festë tradicionalisht shënohen përmes takimeve të mëdha, familjare. Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime.

Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë. Në javën e kaluar, rastet e reja kanë arritur nivelet më të larta ditore, prej më shumë se 5.000 të infektuarve dhe udhëheqësit e vendit kanë kërkuar falje për dështimin e tyre për të frenuar pandeminë.
Deri më tani në Izraeli ka shënuar 1.169 vdekje nga sëmundja COVID-19 dhe gati 177.000 të infektuar, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, me seli në SHBA. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të vendosë kufizime më të ashpra.

Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Festimet nisën më 18 shtator. Kjo është një festë e krijimit të botës dhe shënon një fillim të ri. Këto dy ditë, njerëzit reflektojnë mbi vitin e kaluar dhe kërkojnë falje. Hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi...

Policia arreston të shumëkërkuarin për grabitje me armë, në pranga dhe dy të rinjtë 

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Identikiti”,...