20.5 C
Tirana

Italia miraton ligjin për IA për shpërndarjen e deepfake

Më datë:

Parlamenti italian ka miratuar një ligj të ri mbi inteligjencën artificiale, që e bën shpërndarjen e imazheve ose videove të gjeneruara nga IA, pa pëlqimin e atyre që shfaqen, të dënueshme deri në pesë vjet burg.

Masa, e mbështetur nga të dy dhomat e parlamentit – përfshirë një votim përfundimtar 77 pro dhe 55 kundër në Senat – synon individët dhe bizneset që qarkullojnë foto ose video pa leje, të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Në rastet e të ashtuquajturave deepfake, mund të duket se dikush ka thënë ose ka bërë diçka që në të vërtetë nuk e ka bërë kurrë.

Ligjvënësit vepruan pas një sërë rastesh të fundit që përfshijnë video pornografike të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, në të cilat gratë, përfshirë figurat publike, ishin shpesh viktima.

Italia shndërrohet në vendin e parë në BE që krijon një kornizë ligjore kombëtare që përfshin udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për inteligjencën artificiale.

Ligji përcakton parimet e përgjithshme për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe udhëzon qeverinë të hartojë rregullore të hollësishme mbi përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës zbret në porte

Kina ka vendosur tarifa të reja për anijet amerikane...

Revolucion në komunikim: BE heq tarifat roaming për Shqipërinë nga viti i ardhshëm!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi...

Forumi i Investimeve| Rama merr fjalën në aktivitetin për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë,...

Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në...