Italia goditet nga bora, i ftohti, stuhitë dhe përmbytjet

Italia u përfshi nga një mot i ftohtë në fillim të javës, i cili shkaktoi reshje të dendura bore, madje edhe në rajonet më jugore të Pulias dhe Bazilikatës.

Shkollat në shumë qytete u mbyllën për arsye sigurie.

Edhe provinca siçiliane e Sirakuzës, ku temperaturat e verës arritën në nivele rekord prej 48.8 gradë Celsius, u përfshi nga rreshjet e borës gjatë natës.

Departamenti i Mbrojtjes Civile lëshoi nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për rajonet Emilia-Romagna dhe Marche në Italinë qendrore për shkak të shiut të dendur.

Në bregdetin e Adriatikut, autoritetet kanë raportuar reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në zonën përreth Senigallia, ku vdiqën 12 persona nga stuhitë në vjeshtë, banorëve iu kërkua të strehoheshin në katet e larta.

Në ishullin Ischia, ku rrëshqitjet e dheut shkaktuan vdekjen e 12 personave në fund të nëntorit, rreth 400 banorë u detyruan të linin banesat e tyre disa ditë më parë. Nuk dihet ende se kur do të mund të kthehen.

Në Venecia janë parashikuar përmbytje deri në 125 centimetra. Për të parandaluar përmbytjen e qendrës së qytetit rreth sheshit të famshëm të Shën Markut, janë ngritur të gjitha portat e mbrojtjes.

Në fundjavë, lidhjet e trageteve me Ishujt Aeolian midis Siçilisë dhe Kalabrisë rifilluan pas një ndërprerjeje prej më shumë se 40 orë për shkak të motit të keq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi