Të paktën 30 persona janë plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
“Shumica e të strehuarve shpëtuan vetëm me plagosje të lehta gjatë shpërthimit dje në mbrëmje, megjithëse një person u dërgua në një spital në Romë me helikopter”, thanë autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se autoritetet kishin nisur hetimet për ngjarjen dhe se shkaku i shpërthimit ishte ende i paqartë.
Nuk ka asnjë indikacion, deri më tani se mund të ketë qenë një sulm.
Ndërtesa e shembur ndodhet në një zonë industriale të qytetit dhe strehonte kryesisht burra.