Një bombë shpërtheu dhe shkatërroi makinën e Sigfrido Ranucci-t një gazetari të njohur italian, të enjten në mbrëmje, pa shkaktuar viktima, shkruan emisoni Report ne platformen X.
“Forca e shpërthimit ishte e tillë sa mund të kishte vrarë dikë nëse dikush do të kalonte në atë moment”, deklaroi Report, duke shtuar se është hapur një hetim.
Makina e vajzës së tij dhe fasada e shtëpisë së saj u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi që ndodhi rreth njëzet kilometra në jug të Romës, sipas të njëjtit burim.
Kryeministrja Giorgia Meloni, shprehu solidaritetin e saj të plotë me gazetarin.
“Liria dhe pavarësia e informacionit janë vlera të demokracisë sonë që nuk mund të mohohen dhe që ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë”, shtoi ajo në një deklaratë.
Zyra e prokurorit kompetent ka filluar hetimin dhe ka njoftuar Prefektin. Fuqia e shpërthimit ishte e tillë që mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.
”Ranucci ka qene subjekt i kërcënimeve dhe frikësimeve në të kaluarën, të gjitha të cilat ishin raportuar dhe të cilat kanë qenë prej kohësh nën hetim nga gjykatat”, shtuan mediat italiane.