Itali : E rëndë, po kthehej nga puna, 27-vjeçari humb jetën nga i nxehti

Një ngjarje e rënë është regjistruar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një 27-vjeçar me origjinë nga Mali, ka gjetur vdekjen një ditë më parë nga moti i nxehtë.

Sipas raportimeve, i riu ishte duke u kthyer për në shtëpi me biçikletë kur filloi të mos ndihet mirë.

Ai kishte kaluar orë të tëra pune në fushat e mbjella të zonës së Camara Fantamadi dhe në një moment gjatë kthimit për në shtëpi, kishte ndalur sepse vrenjti që frymëmarrja po i vështirësohej.

Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës, me fytyrë përtokë.

Një mik i Camara tregonte për mediat se i ndjeri ishte përgjithësisht mirë me shëndet dhe në fund të punës kishte kërkuar ujë, që e kishte hedhur në kokën e nxehur nga dielli.

Më pas sipas tij, viktima i kishte përshëndetur dhe ishte larguar për në shtëpi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi