15.5 C
Tirana

Itali: 101 ditë nga fillimi i pandemisë, 60 viktima dhe 178 raste të reja në 24 orë

Më datë:

Sot mbushen 101 ditë nga dita kur në Itali u verifikua viktima e parë nga Covid 19.

Ai ishte 78 vjeçari Andrea Trevisian, banor i komunës Vo Euganeo e cila u bë dhe vatra e parë e koronavirusit në Itali.

Kurba e pandemisë në Itali po shkon dita ditës në një trend reduktimi si në numrin e viktimave ashtu dhe në atë të raste të infektura.

Deri më sot numri i viktimave Covid 19 në Itali ka arritur në 33,475 dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima më shumë se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga Covid 19 është deri sot më 233,175 si dhe janë shënuar 179 raste pozitive më shumë në 24 orë.

Numri i personave aktivë pozitiv me koronavirus në Itali është 41,367.

6,099 po kurohen në struktura spitalore ndërsa 424 pacientë janë shtruar në repartet e terapisë intesive.

Personat e shëruar nga Covid në Itali janë 158,355 e janë 848 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia janë regjistruar 19 viktima e 60 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri i viktimave në këtë rajon ka shkuar në 16,131 e i të infektaurve më 89,018.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...