Ismajli: Dita botërore e shëndetit e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave shëndetësore

 

 

Ministri i Shëndetsisë, Uran Ismajli me anë të një statusi në rrjetin social e ka kujtuar Ditën Botërore e Shëndetit, ditë kjo e cila sipas tij e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore.

Por ai është shprehur i vendosur për sigurimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët.

“Dita Botërore e Shëndetit e gjen vendin tonë me sfida të mëdha drejt reformave në shërbimet shëndetësore. Prandaj, koha është për punë dhe jo për fjalë. Shënimi i kësaj date në vitin tjetër, ju siguroj se do ta gjejë Kosovën me infrastrukturë më të mirë shëndetësore, pajisje më moderne, furnizim shumë herë më të qëndrueshëm me barna, më shumë staf profesional dhe kushte më të mira për personelin mjekësor dhe pacientët. Përkushtimi ynë do të jetë që të sigurojmë shërbime shëndetësore të njëjta dhe cilësore për të gjithë qytetarët tanë, kurdo dhe kudo që ata kanë nevojë. Askush nuk duhet të zgjedhë në mes të një shërbimi të mirë mjekësor dhe gjërave të tjera elementare në jetë. Gjatë këtij mandati, ne do të sigurojmë shërbime për të gjithë, pa kurrfarë diskrimini duke mos lënë askënd prapa, sepse secili prej nesh ka të drejtë të përfitojë nga shërbimet mjekësore pa u varfëruar duke i përdorur ato. Shëndeti është e drejtë njerëzore. Është koha për shëndet për të gjithë”, ka shkruar ministri Ismajli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi