ISMAILI: TIKA INSTITUCION I VETËM QË E KA KUPTUAR NË MËNYRËN MË TË MIRË BALLKANIN

Profesori universitar dhe drejtues i Shtëpisë Botuese “Logos-A” nga Shkupi, Adnan Ismaili, i cili mori pjesë në Takimin e dytë ballkanik “Historia, Kultura dhe Identiteti”, që u mbajt javën e kaluar në Ankara, ka deklaruar se “viteve të fundit Turqia ka bërë hapa gjigandë për ta ndërtuar këtë botë të re në Ballkanin e trazuar dhe se tashmë të gjithë popujt e Ballkanin ia njohin këtë meritë”.

Ky takim, që u mbajt më 30 dhe 31 maj, u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti për Mendim Strategjik SDA. Takimi i parë ballkanik, po ashtu organizuar nga TIKA, u mbajt në vitin 2016, ndërkohë takime të këtilla janë organizuar edhe në të kaluar, të tilla si takimi i famshëm ballkanik në vitin 2008, i organizuar nga Fondacioni humanitar turk IHH.

Mund të thuhet se kjo tregon frymën e bashkëpunimit dhe komunikimit mes popujve të Ballkanit, që rregullisht viteve të fundit, është nën kujdesin e shtetit turk.

Takimi i dytë ballkanik i sivjetëm ishte më i madhi në 25 vitet e fundit, ku morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës të vendeve të ndryshme të Ballkanit ndërsa nga Maqedonia midis pjesëmarrësve të shumtë ishte edhe Dr. Adnan Ismaili.

Sipas Ismailit, tubimi ka qenë një veprimtari e shkëlqyer, pasi arriti të tubojë në një vend qindra intelektualë e mendimtarë nga i gjithë Ballkani. Ismaili në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) theksoi se kjo ka shërbyer si përvojë e mirë për pjesëmarrësit mbi kultivimin e frymës së bashkëjetesës dhe komunikimit të ndërsjellë mes popujve të Ballkanit.

“Turqia, viteve të fundit, ka bërë hapa gjigandë për ta ndërtuar këtë botë të re në Ballkanin tonë të trazuar dhe tashmë të gjithë ne popujt e Ballkanit, ia njohim këtë meritë që për shumë çka na ka bërë ta rinjohim edhe veten tonë dhe të rinjihemi edhe me miqtë tanë. Për këtë sigurisht i detyrohemi shtetit turk dhe drejtuesit të saj të urtë dhe vizionar, presidentit Recep Tayyip Erdogan, që është përkthyer në punën shumëvjeçare të TIKA-s”, deklaron Ismaili, duke shprehur dëshirë që fryma e presidentit Erdogan dhe TIKA-s të vazhdojë të kultivohet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Turqi.

Ismaili thekson se TIKA është institucioni i vetëm që e ka kuptuar dhe valorizuar në mënyrën më të mirë Ballkanin.

“Falë punëve që janë bërë viteve të fundit nga TIKA, në krye me udhëheqësin Serdar Çam, edhe ne si shqiptarë dhe si popuj të Ballkanit, tashmë kemi arritur të komunikojmë lirshëm mes veti dhe të bashkëbisedojmë vëllazërisht për t’i zgjidhur problemet tona të përbashkëta, gjithë kjo në të mirë të së ardhmes sonë, po ashtu, të përbashkët”, shprehet Ismaili.

Në këtë frymë ishte edhe fjalimi në konferencë i prof. İbrahim Kalın, i cili është Ambasador dhe Zëdhënës i Presidencës së Turqisë, por edhe një filozof me përmasa globale.

“Qëllimi i Turqisë në Ballkan nuk është të kërkojë ndikim, por të sigurojë stabilitet politik, të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të mbështesë aktivitetet kulturore dhe arsimore. Një Turqi e fortë është e mirë për Ballkanin, edhe një Ballkan i qëndrueshëm dhe i begattë është i mirë për Turqinë dhe botën”, ka deklaruar Kalin./shenja.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi