https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vite burgim - Drita Tv

Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vite burgim

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u dënua me 24 vjet burg një vit pasi u përjashtua nga detyra për shkak të një skandali që shkaktoi protesta nga miliona demonstrues në rrugët e vendit.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me 30 vite burgim 66-vjeçaren Park, e cila u ngarkua me 18 akuza për abuzim të pushtetit, shumica e të cilave përfshinin mikeshën e saj, Choi Soon-sil.

Gjersa Choi ishte dënuar më parë me 20 vjet burg, Gjykata Qendrore e Seulit shpalli ish-presidenten Park fajtore për 16 akuza, duke përfshirë marrje të dhjetëra miliona dollarëve nga konglomeratet më të mëdha të vendit.

Ish-presidentja u gjobit gjithashtu me 18 miliardë vonë (16,8 milionë dollarë), që është vetëm një e dhjeta e shumës së kërkuar nga prokuroria.

“E pandehura ka abuzuar me autoritetin presidencial të deleguar nga populli i këtij vendi që rezultoi me një kaos të madh në aspektin e rendit publik dhe menaxhimit të shtetit”, tha gjyqtari Kim Se-yun, sipas agjencisë vendase të lajmeve Yonhap.

Falë një ndryshimi të fundit ligjor, vendimi u shfaq drejtpërdrejt në televizion pavarësisht përpjekjeve të Park dhe ekipit të saj ligjor për të bllokuar transmetimin.

Ajo pretendoi se e drejta e saj për prezumimin e pafajësisë është shkelur, duke refuzuar në mënyrë të përsëritur të paraqitej në gjykatë me arsyetimin se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht.

Park sërish mungoi në seancën e së premtes.

Verdikti ndaj saj pritet të nxisë thirrje për reforma kushtetuese për të kufizuar kompetencat e presidentit të Koresë së Jugut, pasi ish-presidenti Lee Myung-bak aktualisht është nën hetim mbi një skandal të veçantë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi