Ish-ministri Ilir Beqaj mbërrin në SPAK për masën e sigurisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mbërriti këtë të hënë SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai shoqërohej nga avokati i tij Ermal Yzeiri dhe nuk pati prononcim për gazetarët.

Me kërkesë të SPAK, gjykata vendosi javën që lamë pas masën detyrim paraqitje për Beqajn, ndërsa i ndalohet edhe largimi jashtë vendi.

Ish-ministri është nën hetim për koncesionin e sterilizimit dhe Prokuroria e Posaçme e akuzon për shpërdorim detyre

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi