https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Ish-gjyqtarja Tolaj sërish përballet para gjykatës - Drita Tv

Ish-gjyqtarja Tolaj sërish përballet para gjykatës

 

 

Ish-gjyqtarja, Safete Tolaj, e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të përballet sërish para Gjykatës në Ferizaj.

Bashkë me ish-gjyqtaren, të akuzuar janë edhe djali i saj, Fisnik Tolaj dhe zyrtari policor Granit Shehaj.

Ky është një rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.

Në seancën e fundit kanë dhënë dëshmitë e tyre Visar Çekaj, Dardan Haskaj dhe Idriz Tolaj, të gjithë këta të ftuar si dëshmitarë nga Prokuroria.

Në dëshminë e tij, Visar Çekaj ka deklaruar se si i kishte dhënë Fisnik Tolajt 800 euro për të përshpejtuar një lëndë të shkurorëzimit që kishte vëllai i tij tek ish-gjyqtarja Safete Tolaj, por që Fisnik Tolaj e “kishte mashtruar duke i dhënë një aktvendim të falsifikuar”.

Çekaj kishte treguar se si kishte dëgjuar të flitej në Deçan se Fisnik Tolaj “kryente punë në gjykatë” dhe e kishte kontaktuar për të përshpejtuar lëndën e vëllait të tij./Kallxo.com

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi