Ish-diplomatët izraelitë thirrje Trumpit për “Jerusalemin”

Një grup i ish-diplomatëve me një letër të dërguar tek qeveria e SHBA-ve, kanë shprehur kundërshtimet e tyre “për njohjen e njëanshme të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”/

Sipas gazetës “Haaretz”, një grup prej 25 ish-diplomatë, aktivistë të paqes dhe akademikë të Izraelit, me një letër të shkruar për përfaqësuesin special të Negociatave Ndërkombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Jason Greenblatt, janë shprehur se janë kundër asaj që SHBA-ja të njohë në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Më tej në artikullin e gazetës thuhet: “Ndjejmë shqetësim të thellë për raportet e publikuara se presidenti Trump në mënyrë serioze do ta njohë Jerusalemin në mënyrë të njëanshme si kryeqytet i Izraelit. Qyteti i Jerusalemit, në të cilin ndodhen objektet e shenjta të të tre feve, përbën zemrën e përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës dhe fati i tij vendoset në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi”.

Në letrën e nënshkruar edhe nga ish-ambasadori i Izraelit në Afrikën e Jugut, Ilan Baruch, ish-ambasadori i Izraelit në Francë, Elie Barnavi dhe ish-nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit Alon Liel, thuhet se “Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti Trump nënkupton injorimin e kërkesave të palestinezëve dhe e thellon edhe më shumë konfliktin në mes të dy palëve. Kjo në të njëjtën kohë rrezikon të gjitha mundësitë e paqes dhe çon të gjithë rajonin në shpërthim”.

Në lajmet e mediave amerikane pretendohej se presidenti i SHBA-ve Donald Trump, pasi që javën e ardhshme të përfundojë pezullimi 6 muajsh, nuk do ta shtyjë më shumë Ligjin për zhvendosjen e Ambasadës amerikane në Jerusalem dhe se do të vendosë që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi