Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, 15 vite larg drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka marrë vendimin për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen.

KPA ka vendosur që Mirela Fanës t’i ndalohet që të jetë gjyqtare për 15 vitet në vazhdim.

Rasti i Mirela Fanës është i ngjashëm me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin Komisioneri Publik kërkoi që t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, pavarësisht se ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi