Ish-Ambasadori holandez: Vrasja e Ivanoviç,Vuçiç mos derdhë lot krokodili

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksander Vuçiç, pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviç.

Bosch, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Vuçiçit që të mos derdhë lot krokodili për vdekjen e Ivanoviç, pasi sipas tij, ky i fundit ishte ndër të paktit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Presidenti serb në Kosovë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

Sipas tij, me këtë rast, duhet të merret FBI.

Oliver Ivanoviç, politikani serb nga Kosova i dyshuar për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptar, së fundi kundërshtar i Qeverisë Serbe, të udhëhequr nga Vuçiç, u vra mëngjesin e të martës.

Reagimi i plotë i Robert Bosch

Oliveri është i vdekur, njëri nga të vetmit që guxoi të sfidonte sistemin një partiak të instaluar nga Vuçiç përmes Listës Serbe në Kosovë.

Ju lutem, zoti Vuçiç, mos derdhni lot krokodili, duhet të pajtoheni me faktin se Policia e Kosovës tani është në gjendje që të krijojë rregulla të reja dhe ligje në veri të Kosovës.

SHBA-të paralajmëruan për trazira dhe incidente gjatë javës së kaluar. Shpresojë thellë që FBI të ndihmojë në zbardhjen e rastit./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi