Isa Sakja i drejtohet biznesit, koha na therret sot, nesër do të jetë tepër vonë.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja ka shoqëruar sot Kryetarin e Partisë Demoktarike z. Luzim Basha në takimet që zhvilloi me biznesin dhe tregëtarët në qytetin e Kavajës.

Gjatë kësaj vizite Basha iu kërkoi tregëtarëve të Kavajës të mbyllin qepenët e biznesit të tyre, pasi taksa e vendosur për ta i shërben vetëm oligarkëve dhe qeverisë dhe jo biznesit.

Me anë të një statusi në facebook Kryetari z.Isa Sakja ka apeluar bizneset e qytetit të cilët përfshihen në skemën e re fiskale që të protestojnë kundër vendosjes së kësaj takse pasi xhepi i tyre po rëndohet gjithnjë e më shumë.

Kryetari Sakja ka falenderuar z.Basha për përkrahjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë Kavajës.

Statusi i plotë i z.Isa Sakja:

Të dashur miq, Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha ishte sot me ne, sikundër ka qenë në çdo vështirësi dhe gëzim tonin përkrah nesh, me ne, me ju të gjithë, në hallin më të fundit ku ju ka futur qeveria që nuk ju do, në rritjen e barrës fiskale të bizneseve të vogla me 20%. Duke ju rritur barrën fiskale në këtë shifër, sigurisht që juve ju ulet fitimi me të njëjtën shumë që do i paguhet shtetit. Të ndodhur në këtë situatë juve ju vënë para një dileme: Ose do ulni fitimin tuaj minimal, Ose do të rrisni cmimet. Po u rriten cmimet, në këtë varfëri që ka pushtuar Shqipërinë, nuk do shitet produkti që ju tregtoni. Alternativa e vetme është Ulni qepenin! Bëhuni pjesë e thirrjës së opozitës, shënoni emrin tuaj në ata guximtarë që historia u është mirënjohëse dhe bashkëqytetarët do t’ua shpërblejnë. Kjo nuk është qeveria juaj. Kjo është qeveria e trustëve. Kjo është qeveria që ndan e pastron paratë me një pjesë të biznesit të madh dhe ka në fokus të politikave të saj; veç ata, oligarkët që i shërbejnë asaj. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër, kur jo me larg se pardje me 11 prill, ekspertët e Bankës Botërore u shprehën se barra administrative për të mbledhur tvsh tek biznesi i vogël është e lartë, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është e ulët. Në të njëjtën llogjike janë përfaqësuesit e FMN- së në Shqipëri që mendojnë se kjo nismë veç do të rëndojë punën e administratës fiskale e nuk do të sjellë përfitime. Por arroganca e pushtetit shpërfill edhe specialistët. Për fat të keq, ata janë vetëshpalllur siç na mesonte i ndjeri Pjetër Arbnori: ata nuk janë socialistë, ata janë specialistë. Specialistë të rëndesës së ekonomisë tuaj, të falimentimit tuaj, të hedhjes në rrugë e kanale të prodhimeve tuaja, së shteti që pretendon të jetë i majtë nuk bën asgjë për të futur mekanizma të lehtësimit të shitjes së prodhimit, por veç ju ngarkon me taksa e tatime.Të dashur miq, Kjo arrogancë meriton veç një përgjigje: ulni qepenin, dilni në rrugë me prodhimet tuaja të pashitura siç bëjnë fermerët në Greqi, Itali,Francë. Asgjë nuk na dhurohet, gjithçka duhet fituar me pjesëmarrjen tonë qytetare në demokratizimin e vendit. Kjo është kërkesa e kohës. Vendi po rrëshket në diktaturë, në diktaturën e arogancës, mos përfilljes së qytetarit në asnjë fushë, moskonsiderimin e zërit qytetar në asnjë projektligj, në shuarjen e zërave tanë, që të dëgjohet veç një si qoftëlargu Hoxha! Ejani të jemi bashkë të tregojmë se ne e duam demokracinë dhe luftojmë për të mbrojtur parimet e ekonomisë së tregut që nxisin inisiativën e lirë dhe nuk e kapin atë për fyti në një pamëshirshmëri barbare. Koha na therret sot, Nesër do të jetë tepër vonë.

/Drita TV/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi