Isa Mustafa përkujton ish-kryetarin e Istogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social facebook ka përkujtuar ish-kryetarin e Istogut tashmë të ndjerë, Fadil Feratin.

Sipas Mustafës, Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm, por udhëheqës me tipare të larta.

Ja postimi i tij:

Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati.

Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm.

Ai ishte udhëheqës me tipare të larta, ishte lider popullor që e kishte besimin plebishitar të qytetarëve, duke qenë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.

Fadili ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.

Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi