Iran, shënohen 142 viktima të reja nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 142 vdekje dhe 2.262 raste të reja me COVID-19.

“Me këtë ka arritur në 12.447 numri i vdekjeve dhe në 252.720 numri i rasteve me COVID-19 në vend”, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 215 mijë numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo tha se 3.319 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se ka arritur në 1.922.501 numri i testeve të kryera në vend.

Zëdhënësja Lari bëri të ditur se rajonet Khuzestan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, Kurdistan, Kermanshah, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan dhe Ilam janë përcaktuar si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Teheran, Isfahan, Mazandaran, Golestan, Elborz, Kerman, Yazd, Sistan-Baluchestan, Hamedan dhe Ardabil, janë përcaktuar si “zona të rrezikuara”.

Lari kërkoi që të shmangen udhëtimet që nuk janë të detyrueshme dhe të mos udhëtohet në rajonet Razavi Khorasan dhe Mazandaran.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi