Iran, rrëzohet helikopteri me kutitë e votimit, një polic i vdekur

Një oficer i policisë iraniane humbi jetën dhe 11 persona të tjerë u plagosën në rrëzimin e një helikopteri në provincën Khuzestan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, është rrëzuar helikopteri që po transportonte kutitë e votimit nga zona rurale Ahmad Fedale në qytetin Desful, në provincën Khuzestan.

Më tej theksohet se polici i ngarkuar me sigurimin e kutive të votimit humbi jetën në aksident, dhe 11 persona të tjerë u plagosën.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi