Iran, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit ndërpritet mësimi në Teheran

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit është ndërprerë mësimi në shkollat në Teheran, kryeqytetin e Iranit.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se me vendim të Komitetit për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit dhe Situatave Emergjente në Teheran sot është ndërprerë mësimi në shkolla.

Po ashtu janë anuluar edhe ngjarjet sportive të cilat ishin paraparë të mbahen në ambient të hapur ndërsa është rekomanduar që marketet të punojnë dy orë më pak.

Pozita e pavolitshme e qytetit për rrymimin e ajrit, numri i madh i banorëve si dhe modelet e vjetra të automjeteve janë disa nga faktorët e ndotjes së ajrit në Teheran, i cili është një nga pesë qytetet më të ndotura në botë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi