20.5 C
Tirana

Irak, tre të vdekur nga një sulm i DEASH-it

Më datë:

Tre personel të sigurisë kanë humbur jetën sot gjatë një sulmi nga terroristët e DEASH-it në provincën perëndimore Anbar, theksoi një oficer lokal i policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Militantët e DEASH-it filluan sulm të armatosur në një post sigurie në zonën Al-Tabaa të provincës Anbar”, tha oficeri për AA.

Ai tha se dy ushtarë dhe një burrë i një fisi pro-qeveritar u vranë dhe dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në sulm.

Një militant i DEASH-it u vra po ashtu në shkëmbimin e zjarrit me forcat e sigurisë.

Në vitin 2017, Iraku deklaroi fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga terroristët që nga vera e viti 2014, vlerësohet të jetë rreth një e treta e sipërfaqes totale të vendit.

Megjithatë, grupi terrorist ka akoma ‘celula të heshtura’ në Irak që fillojnë sulme sporadike ndaj civilëve, forcave të sigurisë, infrastrukturës dhe caqeve të tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga...

Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave...

Siguria në shkolla/ Hoxha: Ndër prioritetet kryesore

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që...

Malaj me ambasadoren e Zvicrës: Intensifikim i bashkëpunimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një...