IPARD II, sipërmarrja e bletarisë zgjeron numrin e koshereve

Bletaria dhe prodhimi i mjaltit është kthyer tashmë falë edhe mbështetjes që adreson qeveria për këtë sektor, në biznes fitimprurës që po fuqizon ekonominë e fermerëve çdo ditë e më shumë.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural solli sot shembullin e “Albanian Bees and Honey”, që është një nga përfituesit e programit IPARD II në sektorin e bletarisë.
AZHBR-ja bëri të ditur se, kjo është sipërmarrje e re duke respektuar standardet e kërkuara për prodhimin e mjaltit cilësor duke dhënë kujdesin e duhur për rritjen e bletëve, ndërtimin e koshereve dhe mënyrën e ruajtjes së mjaltit.
Ai sot numëron rreth 400 koshere dhe thekson se mënyra e ndërtimit dhe ndërrimi i tyre është i domosdoshëm që bletët të prodhojnë një mjaltë më të mirë, gjithashtu edhe ua ndryshon vendndodhjen sipas stinëve.
Bletaria është një sektor që ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit dhe mbështetja që i është dhënë nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD kanë ndihmuar në përmirësimin e standardeve dhe rritjen e të ardhurave të bletarëve.
Zhvillimin e këtij sektori, po e mbështet edhe qeveria, përveç financimit për mbarështimin e bletëve me fondet e buxhetit të shtetit, fermerët mund të aplikojnë për ndihmë financiare për të ndërtuar një linjë paketimi apo përpunimi të mjaltit përmes programit IPARD.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi