IOM: Në Detin Mesdhe janë mbytur 64 emigrantë

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se janë mbytur 64 emigrantë që janë përpjekur të kalojnë nga Libia në Itali përmes Detit Mesdhe.

Zëdhënësi i IOM-it për Italinë, Flavio di Giacomo, në rrjetet sociale tha se fundosja e gomones me 150 emigrantë ka ndodhur të shtunën dhe se 64 persona kanë humbur jetën. Sipas tij, 86 të tjerë u shpëtuan.

Të dhënat e IOM-it tregojnë se në vitin 2017, përmes Detit Mesdhe kanë ardhur 171 mijë refugjatë, kurse 3.116 emigrantë kanë gjetur vdekjen në det./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi