Intervista për “Financial Times”, Rama flet për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian

Më datë:

Pas 13 vitesh pa pranuar asnjë anëtar të ri, Bashkimi Evropian po përballet me presion në rritje për të hapur sërish dyert e zgjerimit, në një kohë kur pasiguritë gjeopolitike dhe konkurrenca mes fuqive të mëdha po rriten.

Pavarësisht përpjekjeve të Brukselit për të treguar unitet dhe siguri kolektive përballë sfidave ndërkombëtare, brenda BE-së vazhdojnë debatet dhe dilemat mbi aftësinë e bllokut për të përfshirë vende të reja.

Liderët e vendeve kandidate kërkojnë përparim më të shpejtë në procesin e anëtarësimit, ndërsa disa qeveri të vendeve anëtare shqetësohen nëse strukturat aktuale të Bashkimit dhe opinioni publik në vendet e tyre janë gati për një zgjerim të ri.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, zgjerimi i BE-së mori një dimension të ri strategjik, duke u parë jo vetëm si një proces politik dhe ekonomik, por edhe si një çështje sigurie. Kjo ka rikthyer shpresat për përparim pas një dekade të ngadalësuar.

Mali i Zi, vendi që konsiderohet më pranë anëtarësimit, ka përfunduar më shumë se gjysmën e reformave të kërkuara për hyrje në BE. Institucionet evropiane kanë nisur përgatitjet për hapat ligjorë të anëtarësimit, ndërsa vendi është përfshirë edhe në planet financiare të bllokut.

Ndërkohë, Ukraina dhe Moldavia kanë nisur negociatat zyrtare të anëtarësimit, ndërsa Shqipëria ka avancuar në procesin e reformave për afrimin me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së.

“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, është shprehur Rama për Financial Times.

Megjithatë, disa vende kandidate po shfaqin dyshime nëse premtimet e Brukselit do të kthehen realisht në anëtarësim. Debati për ndryshimin e procesit të zgjerimit, me një integrim më gradual, është parë nga disa kandidatë si rrezik për krijimin e një sistemi me nivele të ndryshme anëtarësimi.

Në Ballkanin Perëndimor, përveç Malit të Zi dhe Shqipërisë, vendet e tjera kandidate si Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova kanë shënuar më pak përparim vitet e fundit.

Disa zyrtarë evropianë shqetësohen se ekziston një hendek mes deklaratave pro-zgjerimit nga drejtuesit e BE-së dhe realitetit në terren, pasi edhe vendet më të avancuara mund të jenë ende disa vite larg anëtarësimit të plotë. Megjithatë, zërat që kërkojnë një vendim më të qartë po shtohen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...