“International Maarif Schools of Kosova” me video-mesazh emocionues uron Pavarësinë e Kosovës (Video)

International Maarif Schools of Kosova përmes një video-mesazhi ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook të shkollës së Fondacionit turk Maarif në Kosovë, theks i veçantë i është kushtuar rëndësisë  së atdheut.

Përveç disa pamjeve filmike që pasqyrojnë pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video shfaqen edhe pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera gjatë rrugëtimit të saj për 11 vite pavarësi.

“Ky projekt, i cili përmban pamje të luftës çlirimtare bashkë me dhimbjet e përjetuara e më pas përpjekjet e përbashkëta të pasluftës si dhe rezultatet e arritura, mori lëvdatat më të mira”, thuhet në mesazhin e  Maarif Schools, ku  përcillen  edhe emocione të veçanta në pjesën ku rikujtohet lufta e UÇK-së.

Në video është rikujtuar edhe simboli i luftës çlirimtare, Adem Jashari, ndërsa temë janë bërë të gjitha fushat që kanë sjellë emocione të ndryshme Kosovës.

Kosova pas shpalljes së pavarësisë është ngritur në këmbë dhe tani po vazhdon me vendosmëri rrugëtimin para, thuhet në mesazhin e urimit  të shkollave të Fondacionit Maarif, duke veçuar edhe ndjenjën e krenarisë që në këtë rrugëtim të Kosovës bashkudhëtare janë edhe shkollat Maarif  me punën që bëjnë në këtë shtet. “Krahas urimit për 11-vjetorin e Pavarësisë ndihemi krenarë për punën që e bëjmë për këtë shtet dhe për këta njerëz të mirë”, përfundon mesazhi i urimit nga Fondacioni Maarif School.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi